Muhaxheri kritika Abdixhikut që e caktoi në ditë pune Kuvendin e LDK-së
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një intervistë në Pressing të T7 të martën mbrëma ka folur për zhvillimet e brendshme në LDK dhe për nismën e shkarkimit të kryetarit Lumir Abdixhiku.
Muhaxheri duke folur për mbledhjen e nënshkrimeve, ka treguar se procesi i verifikimit të delegatëve ka zgjatur për rreth dy javë, pasi që i kanë telefonuar me radhë të gjithë për t’i pyetur nëse kanë nënshkruar.
Megjithatë ai ka thënë se s’ka pranuar një thirrje të tillë nga partia, meqë dihej që e ka dhënë nënshkrimin për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
“Vetëm mua s’më kanë thirrë”, ka thënë Muhaxheri në Pressing të T7.
Muhaxheri ka pasë vërejtje edhe për ditën e caktuar për Kuvendin e jashtëzakonshëm, duke thënë se të enjten njerëzit janë të angazhuar nëpër punë.
Ai ka thënë se ka qenë traditë e LDK-së që Kuvendet të organizohen të dielave dhe të kenë karakter festiv./Express/



