Shtëpia e Bardhë jep hollësi për takimin Trump – Netanyahu
29 korrik 2026
| 08:29
Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë priti në takim homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.
Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, me mediat që u lejuan në dhomë vetëm për të shkrehur fotografitë zyrtare
Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
Zëdhënëja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se takimet e Trump me Netanyahun dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishin “pozitive dhe produktive”.
Derisa takimi me Zelenskyn u zhvillua përreth luftës Ukrainë-Rusi, Trump dhe Netanyahu adresuan çështje të shumta lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.



