Nga 1 shtatori, Inspektorati i Punës kalon në inspektime plotësisht digjitale dhe përdorim të dronëve

30 korrik 2026 | 10:25

Ministri i Punës, Andin Hoti, ka njoftuar se nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë në inspektime plotësisht digjitale, me synim forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe rritjen e efikasitetit në terren.

Sipas tij, sistemi i ri do të mundësojë dokumentim në kohë reale, transparencë më të madhe, llogaridhënie të shtuar dhe monitorim më efikas të inspektimeve.

Hoti bëri të ditur se njëkohësisht do të nisë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ai theksoi gjithashtu se do të iniciohet forcimi i koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të shkëmbejnë informacione në kohë reale dhe mbikëqyrja të jetë më shumë parandaluese sesa vetëm reaguese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00,…