Nesër në Gjakovë përurohet “Fallxhorja” e Gaxhës
30 korrik 2026
| 09:44
Nesër (e premte) në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, në Parkun “Ali Podrimja” në Gjakovë, në kuadër të Festivalit “Ditët e shqiptarit”, do të përurohet libri me poezi “Fallxhorja” i Blerina Rogova Gaxhës.
Në këtë aktivitet letrar do të lexohen poezi nga ky libër dhe do të bëhet një bashkëbisedim me autoren.






