Poezi kushtuar Fehmi dhe Xheve Lladrovci – heronjëve të të paharruar të Kosovës
Shkëlzen Ukëhaxhaj
Emri i juaj
Nëpër rrugët e Kosovës,
Nëpër sheshe e qytete,
Si flladi i erës, nëpër bjeshkë e nëpër male,
Shtatin na përshkon.
Si dy forca mbinjerëzore,
Shpindpërshpind të gatitur,
Përreth Drenicës, përreth Kosovës,
Gjithandej trojeve shqiptare,
Jeni koka të shqiponjës sonë krenare.
Luksi i lirisë shpirtin me pranga ka mbërthyer.
Bollëku i demokracisë,
Jetën tonë po mbisundon.
Armiku te Molla e Kuqe
Rreshtuar qendron.
E djeshmja me ju si yje,
syrin atij ia verbon.
Të stërkequr, të vyshkur në shpirt.
Pasqyrë e fytyrës është bërë pasuria.
Rrahgjoksit e sotëm
Thonë: ne jemi vet historia!
E kjo nuk qendron.
Po vuajtjet në kazamate,
Po gjaku i derdhur në istikamet shkëmbore,
Po mundi, djersa dhe gjaku, Skalitura në përmendore.
Do të duhej të na shërbenin
Si Kastriot me parzmore.
Po ne sot në këtë protestë,
Duke kërkuar drejtësinë,
Emrat tuaj si n’beteja prijnë
Zëri le të bubullojë
Bota le të zgjohet nga kjo bubullimë
Këtë mbrëmje me sytë drejt qiellit,
Nëpër yje duke medituar,
Ju kërkoj dhe ju gjej:
Jo në qiell midis tyre,
Por, në këtë zemër të uruar.
U qetësova për një çast!
Sikur lumi pas rrëbeshit.
Por kjo zemër do të plasë,
I thot lapsit nxjerre jashtë,
Këngën tënde shekullore.
Dhe nxorra fjalët, iu dhash rimën.
Dridheshin notat në telin e violinës.
Kur tingujt e morën udhën,
U bënë krisma të vetëtimës.
Emrat tuaj u shpërndanë,
Nëpër qiell, në çdo yll.
Secila dritë, sa një diell;
Tokës sonë i jap dritë,
I jap shpirt.



