Pjesëmarrje masive e qytetarëve në Marshin për Çlirimtarët
Me këngën patriotike “Mora fjalë”, të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza, është përmbyllur në Prishtinë Marshi për Liri, i cili mblodhi një numër masiv qytetarësh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar.
Pas marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, tingujt e këngës së njohur patriotike shoqëruan momentet e fundit të tubimit, duke krijuar një atmosferë të fuqishme dhe emocionuese.
Mijëra qytetarë u bënë bashkë në Prishtinë me thirrje për liri, drejtësi dhe dinjitet, duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe duke rikujtuar luftën çlirimtare të Kosovës.
Në fund, ishte “Mora fjalë” ajo që jehoi në shesh dhe i dha përmbylljen marshit.
Prishtina e mbylli ditën me këngë, flamuj dhe thirrje për drejtësi – në një nga momentet më emocionuese të Marshit për Liri.




