SKENDERI DHE BESIMI NE THEMELET E UÇK-SË

13 shtator 2026 | 23:48


Ismet Sylejmani

E dashura familja Munolli,
I nderuar Kryetar Bulliqi,
I nderuar Zv. Minister Hyseni,
I nderuar Simon Veseli, shqiptar origjinal, shqiptar katolik,
I nderuar Ish-Anëtari i Komitetit Drejtues të LPK-së Shoku Halit Krasniqi,
I dashur Muhamet Latifi, drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e i Qeverisë së Shtetit tonë,
Të nderuar veteran e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
I dashur Lul, djal i Skender Munollit!

Unë kam folur disa herë, kisha pasur deshirë të mos përsëritem!

Jemi dëshmitarë që këto ditë është bërë publike akuza për familjen Jashari dhe kemi informacion se dy mijë pjesëtarë të policisë e të ushtrisë serbe e kanë rrethuar familjen Jashari!
Por nuk e dimë ende sa pjesëtarë të policisë dhe të ushtrisë serbe ju kanë rrethuar juve më 13 Shtator 1990!

Do të ishte mirë të bëheshte publike, sepse sigurisht se ka pasur shumë që ju kanë rrethuar dhe nuk kanë mundur t’ju nënshtrojnë, ndonëse ju kanë vrarë!

Por ju, pa as më të voglin dyshim, keni qenë laboratori i parë i projektuesve të formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se lufta kundër Serbisë është e mundshme dhe ajo mund të fitohet, ashtu sikur jemi të lirë!

Në obeliskun këtu, të Skënderit e të Besimit, mungon emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Mendoj që do të ishte nder për Këta, që përvjetorin e ardhshëm, ta ketë secili mbi kokë emblemën, sepse Këta janë baza dhe themeli i sigurtë i fillimit të mundshëm të luftës së armatosur për liri e Pavarësi nga Serbia pushtuse!

Faleminderit që ma dhatë fjalën!

Lavdi e përjetshme!

Pollatë, 13 Shtator 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr…