VV-ja dorëzoi kallëzim penal ndaj tij, Rama: Lajm i mirë, udhëzojeni edhe kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë

31 korrik 2026 | 10:22

Lëvizja Vetëvendosje dje ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, me pretendimin se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Ndaj kësaj ka reaguar sot Rama, i cili tha se dyert e Kryeqytetit janë të hapura për organet e drejtësisë dhe tha se do të bashkëpunojnë.

Por, Rama pati edhe një porosit për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj.

“Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij i plotë:

Mirëmëngjesi.

E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim.

E dyta, dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë. Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, padiskutim.

Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj KUJDO që rezulton se ka shkelur ligjin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…