Incident në Prishtinë, një person lëndohet nga mjeti i mprehtë
20 shtator 2026
| 09:20
Një person është goditur me thikë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur me thikë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.



