Sot shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së

16 shtator 2026 | 08:07

Drejtoria e Arsimit e komunës së Prishtinës ka kërkuar që ora e parë e mësimit sot, më 16 shtator, t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve.

Në shkresën e datës 15 shtator 2026, drejtorive të shkollave u është kërkuar që gjatë orës së parë të mësimit të trajtohen, në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, temat që lidhen me luftën e UÇK-së, sakrificën e qytetarëve për lirinë e Kosovës, si dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Komunës së Prishtinës, kjo nismë synon që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

“Qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit tonë dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike”, thuhet në shkresë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gati gjashtë vjetësh nga arrestimi i tyre, Hashim Thaçi,…