Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027

15 shtator 2026 | 10:38

Prishtina do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027, ndërsa Samiti B40 pritet të mbahet në kryeqytetin e Kosovës në janar të vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka njoftuar se qyteti është ftuar zyrtarisht nga kryetari i Zagrebit dhe presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević, për të marrë drejtimin e rrjetit gjatë vitit 2027.

Sipas Ramës, marrja e Presidencës përbën një vlerësim për rolin e Prishtinës në rajon, por edhe një mundësi për ta shndërruar kryeqytetin në një platformë të dialogut, bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërmjet qyteteve të Ballkanit.

Mbështetje për Prishtinën për marrjen e Presidencës ka shprehur edhe Qyteti i Sarajevës.

Në letrën zyrtare, sipas Ramës, Sarajeva ka vlerësuar lidershipin e Prishtinës dhe orientimin e saj drejt gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe vizionit evropian.

“Në 2027, Prishtina nuk do të jetë vetëm pjesë e tavolinës së qyteteve të Ballkanit, do ta udhëheqë atë”, ka shkruar Rama.

Ai e ka përmbyllur postimin me mesazhin: “Prishtina po rritet. Po lidhet. Po udhëheq.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Master Build SRL Dega në Kosovë” shpall të pavlefshme certifikatën…