O REXHEP MALAJ A DEGJOVE PËR FITOREN

01 gusht 2026 | 20:47


Ismet Sylejmani

A dëgjove o shqiptari i madh i shekujve Rexhep Malaj!

A dëgjove o titani legjendar i popullit, Atdheut e Kombit Rexhep Malaj!

A dëgjove o themeluesi i Partisë së Luftës së Kosovës Rexhep Malaj!

A dëgjove o Komandanti i parë i UÇK-së Rexhep Malaj!

A dëgjove o Heroi zulmëmadh i Kombit Rexhep Malaj, se më 31 Korrik 2026, populli, Atdheu e Kombi, morrën sihariqin historik dhe ishte një nga festat e mëdha shpirtërore e morale, sepse fëmiu i vetëm Yt i vetëm, vajza Jote Fitorja, është zgjedhur Rektore e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan!

Shumë i dashur dhe shumë i nderuar Udhëheqësi ynë i lavdishëm Rexhep Malaj, Ti që ke vuajtur si gjarpëri nën guri dhe Ti që je torturuar barbarisht, që je gjakosur e që je dërmuar nga kërbaqi i udbashve sadist shqiptar e serbo-jugosllav, a ke degjuar se vajza Jote, Prof. Dr. Fitore Malaj, jo vetëm është zgjedhur, por Ajo është atdhetare e madhe dhe patriote e shquar, e denjë dhe meritore të jetë drejtuese e madhe Rektore e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan!

O mësuesie frymëzuesi ynë i madh Rexhep Malaj, ne pasardhesit e luftës Tënde, të penës e të pushkës, jemi shumë të gëzuar e shumë të lumtur, jemi në festë të shumëfishtë kombëtare, sepse Fitorja Jote o Gjigand, është zgjedhuar Rektore e Universitetit që e mban emrin e shokut e bashkëveprimtarit Tënd Kadri Zeka!

Ajo kolopuqja e vogël, Ajo Fitorja Jote, që u rrit pa Ty, e që pas daljes Tënde nga burgu, jo më shumë se 6 muaj, nuk mundi të jetonte bashkë me Ty, sepse gjakpirësit e xhelatët serb e shqiptar të vranë, si heroinë e lashtë shqiptare, me autoritet dhe e plotfushqishme, sepse ka ADN-ën Tënde, është ulur në fronin e Rektores së Universitetit “Kadri Zeka”!
Ky është fillimi i funksioneve të mëdha arsimore, shtetërore e kombëtare që do të kryeje Fitorja Jote, pasardhësja Jote e denjë!

Prishtinë, 1 Gusht 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare…