Krasniqi : Albin Kurti ka thënë se jam bërë si prift, veç po fali

02 gusht 2026 | 22:33

Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk po arrin ta kontrollojë situatën me korrupsionin dhe zhvillimet brenda partisë së tij.

Krasniqi tha se Kurti, sipas tij, nuk është i korruptuar në kuptimin që merr përfitime personale, por pretendoi se situata i ka dalë jashtë kontrollit.

“Albin Kurti ka thënë se jam bërë si prifti, veç po fali. Për një aferë të madhe korruptive, Kurtit i kanë thënë se pse nuk po reagon, dhe ai ka thënë se kam nisur të bëhem si prifti se nuk po mundem të reagoj”, deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se edhe krijimi i pozitës së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, sipas tij, lidhet me paaftësinë e Kurtit për të kontrolluar grupet brenda sistemit.

“Pra, edhe krijimi i Kryeprokurorit të ri të shtetit është për t’i ndihmuar Kurtit për shkak të paaftësisë së tij për t’i kontrolluar këto grupe. Situatën me korrupsion e ka jashtë kontrollit, për këtë jam shumë i bindur. Unë besoj se Kurti nuk është i korruptuar për vete, në kuptimin që ai merr. Por atij i ka dalë jashtë kontrollit”, u shpreh ai.

Krasniqi pretendoi se kjo, sipas tij, ndodh për shkak se Kurti ka një “mision tjetër” politik.

“Edhe kjo për të vetmen arsye se ky ka një mision tjetër dhe nuk do të merret me to, misionin që do ta shkatërrojë Republikën, kjo është dëshmia kryesore”, tha ai.

Në vazhdim të deklaratës, Krasniqi përmendi disa raste që, sipas tij, dëshmojnë punësimin e familjarëve të zyrtarëve të LVV-së në institucione publike.

“Ku ka rast më skandal se kur LVV vjen në pushtet dhe punëson të afërmit e pjesëtarëve. Sali Zyba punëson gruan në Byronë Kosovare të Sigurimeve, aty ku thoshim se është e vëllait të Hashim Thaçit. Liburni e punëson gruan e tij në Bordin e KOSTT-it. Hyseni e dërgon gruan e tij si këshilltare te Arben Vitia. Arbër Zaimi po ashtu e ka gruan e tij këshilltare te Konjufca”, deklaroi Krasniqi.

Ai përmendi edhe raste të tjera që, sipas tij, lidhen me emërime në poste publike dhe ndikimin e strukturave brenda LVV-së.

“Dhe çfarë ka ndodhur brenda VV-së? Tash LVV funksionon në saje të burrave e grave që janë të martuar e që janë pjesë e strukturës së VV-së dhe kontrollojnë gjithçka. Fatmir Bunjaku gjithashtu, Dafina Gexhën, gruan e tij e ka bërë zëvendësministre. Vet ka qenë këshilltar dhe ka qenë goxha me funksion në Qeverinë Kurti 1 dhe 2. Ka qenë njeri vendimtar, i cili është marrë kë me emëru në borde e kë jo”, tha ai.

Krasniqi përmendi edhe rastin e Milot Kelmendit, duke thënë se edhe ai është pjesë e kësaj strukture.

“Po ashtu tani Milot Kelmendi që është këshilltar dhe motra e tij Nora Kelmendi – ish-kandidate e LVV-së për deputete – po shkon në AKP”, u shpreh Krasniqi./ Periskopi/

Advertisement

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë…