Behrami pas protestës në sheshin ‘Skënderbeu’: Thjesht madhështore!
18 shtator 2026
| 14:02
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundër vendimit të Hagës ndaj ish-katërshes së UÇK-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami ka deklaruar se ka ecur gjatë gjithë protestës, duke theksuar përbërjen e larmishme të pjesëmarrësve.
“Sot eca nga fillimi deri në fund të protestës. Shumica ishin nga Prishtina, por edhe qytete tjera. Ishin nga të gjitha shtresat, nga të gjitha partitë dhe nga të gjitha moshat”, ka shkruar Behrami.
Ai e ka cilësuar protestën si “thjesht madhështore”, ndërsa ka bërë thirrje që protestat të vazhdojnë.
“Protestat duhet të bëhen të pandalshme deri në korrigjimin e kësaj padrejtësie”, ka shkruar deputeti i PDK-së.



