Tuchel publikon listën e Anglisë, rikthehet Alexander-Arnold

18 shtator 2026 | 13:59

Thomas Tuchel ka publikuar listën e Anglisë për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në Ligën e Kombeve, me 27 futbollistë të përfshirë në grumbullim.

Në listë bie në sy rikthimi i Trent Alexander-Arnold, i cili nuk ishte grumbulluar me “Tre Luanët” që nga viti 2025. Në skuadër janë rikthyer edhe Cole Palmer, Dominic Calvert-Lewin, Lewis Hall dhe Myles Lewis-Skelly.

Tuchel ka ftuar gjithashtu talentin 18-vjeçar të Liverpoolit, Rio Ngumoha, ndërsa Alex Scott dhe portieri Jason Steele janë ndër emrat që mund të bëjnë debutimin konkurrues me Anglinë.

Jashtë listës kanë mbetur disa emra të njohur, përfshirë Jordan Henderson dhe John Stones, ndërsa Noni Madueke nuk është përfshirë.

Lista e Anglisë:

Portierë: Jordan Pickford, Jason Steele, James Trafford.

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Jarrad Branthwaite, Trevoh Chalobah, Marc Guéhi, Lewis Hall, Ezri Konsa, Tino Livramento, Nico O’Reilly, Jarrell Quansah.

Mesfushorë: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Myles Lewis-Skelly, Kobbie Mainoo, Cole Palmer, Declan Rice, Alex Scott.

Sulmues: Dominic Calvert-Lewin, Eberechi Eze, Anthony Gordon, Harry Kane, Rio Ngumoha, Marcus Rashford, Morgan Rogers, Bukayo Saka.

Anglia do ta nisë këtë cikël më 26 shtator ndaj Spanjës në Wembley, përpara udhëtimit në Pragë për përballjen me Çekinë më 29 shtator.

Më 3 tetor, “Tre Luanët” do të përballen me Kroacinë në Rijeka, ndërsa katër ndeshjet e këtij cikli mbyllen më 6 tetor me duelin e kthimit ndaj Çekisë në Wembley.

Kjo është lista e parë e Tuchelit me Anglinë pas përfundimit të Botërorit 2026 dhe shënon fillimin e një cikli të ri për “Tre Luanët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Hernandez e ka publikuar listën e parë si trajner…