Xavi publikon listën e parë të Holandës, dy debutues dhe befason me Memphis Depayn
Xavi Hernandez e ka publikuar listën e parë si trajner i Holandës, me katalanasin që ka bërë disa zgjedhje interesante për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Në listën prej 26 futbollistësh figurojnë për herë të parë Gjivai Zechiel dhe Ruben van Bommel. Zechiel ka impresionuar në fillim të sezonit me Feyenoordin, duke realizuar pesë gola dhe duke dhuruar tri asistime në shtatë ndeshje, ndërsa Van Bommel ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në gjashtë paraqitje pas rikthimit nga një dëmtim i rëndë në gju.
Një tjetër lajm i rëndësishëm është rikthimi i Joey Veermanit dhe Kenneth Taylorit. Ndërkohë, kapiteni Virgil van Dijk është sërish pjesë e Holandës, pasi e ardhmja e tij me përfaqësuesen ishte vënë në pikëpyetje pas largimit të Ronald Koemanit.
Por Xavi ka marrë edhe një vendim të bujshëm: Memphis Depay nuk është përfshirë në listë. Sulmuesi, golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës me 55 gola në 112 paraqitje, ka kaluar te Corinthians gjatë verës, por nuk ka shënuar në gjashtë paraqitjet e tij të fundit.
Holanda do të zhvillojë katër ndeshje gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare. Fillimisht do të përballet me Gjermaninë më 24 shtator në Amsterdam, ndërsa më pas do të luajë ndaj Serbisë më 27 shtator, Greqisë më 1 tetor dhe sërish Serbisë më 4 tetor.
Lista e Holandës:
Portierë: Mark Verbruggen, Robin Roefs, Mark Flekken.
Mbrojtës: Jurrien Timber, Denzel Dumfries, Micky van de Ven, Jan Paul van Hecke, Virgil van Dijk, Jeremie Frimpong, Jorrel Hato, Nathan Ake, Lutsharel Geertruida.
Mesfushorë: Ryan Gravenberch, Tijjani Reijnders, Joey Veerman, Gjivai Zechiel, Kenneth Taylor, Teun Koopmeiners, Quinten Timber.
Sulmues: Crysencio Summerville, Justin Kluivert, Cody Gakpo, Ruben van Bommel, Brian Brobbey, Donyell Malen, Noa Lang.



