Oferta dhe kërkesa shumë larg, Reali e City s’po merren vesh ende për Rodrin

03 gusht 2026 | 11:19

Real Madridi vazhdon të insistojë për transferimin e Rodrit, por negociatat me Manchester Cityn mbeten të vështira për shkak të diferencës së madhe në vlerësimin e kartonit të mesfushorit spanjoll.

Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen është i gatshëm të paraqesë një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Manchester City kërkon 135 milionë euro, çka krijon një hendek prej 75 milionë eurosh mes palëve.

Pavarësisht kësaj distance të konsiderueshme, Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi.

Drejtuesit e klubit besojnë se dëshira e Rodrit për t’u rikthyer në Spanjë mund të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e çmimit dhe avancimin e negociatave.

Mesfushori 30-vjeçar konsiderohet si përforcimi ideal për repartin e mesfushës së “Los Blancos”, veçanërisht pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Megjithatë, Manchester City nuk ka ndërmend ta shesë lehtësisht një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Në ditët në vijim priten kontakte të reja mes dy klubeve, por aktualisht marrëveshja duket ende larg, për shkak të diferencës së madhe financiare mes kërkesës së Cityt dhe ofertës së Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka qenë i qartë me…