Nuk ndalet Messi, fiton trofeun e 49-të dhe vendos rekord në MLS
Inter Miami ka triumfuar në “Campeones Cup”, pasi ka mposhtur 2-0 skuadrën meksikane Cruz Azul në finalen e kompeticionit.
Lionel Messi ka qenë sërish protagonist për skuadrën amerikane, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 24-t. Golin e dytë për Inter Miamin e ka realizuar Casemiro, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, i cili ka vulosur triumfin e skuadrës nga Florida.
Për Messin, ky ka qenë trofeu i 49-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Argjentinasi numëron 10 tituj të La Ligës, tetë Superkupa të Spanjës, katër Champions League, tri Superkupa të UEFA-s, tri Kupa të Botës për Klube, dy tituj të Ligue 1, dy Kupa të Amerikës, një Kupë Bote, një Finalissima, një medalje olimpike, një Botëror U-20, një Superkupë të Francës, një League Cup, një MLS Supporters’ Shield, një titull të Eastern Conference, një MLS Cup dhe tashmë një “Campeones Cup”.
Goli ndaj Cruz Azul i ka sjellë Messit edhe një rekord të ri në futbollin amerikan. Ai është bërë lojtari që ka arritur më shpejt kuotën e 100 golave për një klub në historinë e MLS-së, duke llogaritur të gjitha kompeticionet.
Në 114 paraqitje me Inter Miamin, Messi ka realizuar 100 gola dhe ka dhënë 55 asistime.
Për tetë herë fituesin e “Topit të Artë”, ky ka qenë gjithashtu goli i 36-të në një finale, ndërsa numri total i golave të tij në karrierë ka shkuar në 929.
Në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të shtojë rekorde dhe trofe në një karrierë që tashmë është pjesë e historisë së futbollit.



