Zvicra fton tre futbollistë shqiptarë për ndeshjet e Ligës së Kombeve

17 shtator 2026 | 12:57

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, e ka publikuar listën për ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë, Sllovenisë.

Kapiteni Granit Xhaka, mesfushori Ardon Jashari dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, janë shqiptarët e ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Bajrami që bën karrierë te Braga në Portugali, është kthyer tek ekipi përfaqësues i Zvicrës.

Ai së fundi ishte grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Suedisë dhe Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Jashari është pjesë e Milanit, kurse Xhaka kapiten i Sunderlandit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis, ka thënë se…