Klopp publikon listën e lojtarëve të Gjermanisë, i ftuar edhe një shqiptar
17 shtator 2026
| 11:48
Përzgjedhësi i ri i Gjermanisë në futboll, Jurgen Klopp, e ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kjo do të jetë ndeshja e tij e parë pasi ka marrë drejtimin e kombëtares gjermane, pas Kupës së Botës 2026.
Në mesin e futbollistëve që Klopp ka ftuar është edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, i cili është i huazuar te skuadra gjermane, Leipzig nga Brightoni.
Gjermania luan kundër Holandës, dy ndeshje ndaj Greqisë dhe ndaj Serbisë.




