Japonia e lidh forcimin e ushtrisë me zhvillimin ekonomik
04 gusht 2026
| 08:24
Qeveria e Japonisë ka prezantuar strategjinë e re të mbrojtjes, duke argumentuar se investimet në sektorin ushtarak jo vetëm rrisin sigurinë kombëtare, por edhe nxisin zhvillimin ekonomik dhe teknologjik.
Në Librin e Bardhë të Mbrojtjes, autoritetet japoneze kërkojnë rritjen e investimeve në teknologji, mbështetjen e startup-eve dhe përdorimin e komponentëve komercialë në prodhimin e armëve, raporton Reuters.
Dokumenti publikohet në prag të hartimit të strategjisë së re të sigurisë kombëtare, e cila pritet të parashohë rritje të mëtejshme të shpenzimeve ushtarake, kryesisht për të forcuar aftësitë parandaluese ndaj Kinës.



