Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

04 gusht 2026 | 13:06

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me numrin më të madh të sportistëve dhe sporteve në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje multisportive, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Delegacioni i Kosovës do të përbëhet nga 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte, me synimin për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht.

Për herë të parë, Kosova do të garojë me katër sporte ekipore: futboll (meshkujt U21 dhe femrat U19), volejboll (meshkujt dhe femrat), hendboll (meshkujt dhe femrat) dhe basketboll 3×3 (meshkujt dhe femrat). Në dy edicionet e kaluara të Lojërave Mesdhetare, Kosova ka fituar gjithsej 10 medalje, nëntë në xhudo dhe një në boks.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026. “Një moment i veçantë gjatë ceremonisë së mbylljes do të jetë dorëzimi i flamurit të Lojërave Mesdhetare Kosovës, si vendi mikpritës i edicionit të ardhshëm, Prishtina 2030”, ka njoftuar KOK-u.

May be an image of text that says 'KOSOVO አዘለ TARANTO TARANTO2OZ6 2026 XB-OCHIDELMEDITERRANED xX cЮςm DEL MED EDIT ERRANEO 163SPORTIST 축해용 163 SPORTISTE SPORTE21 21 SPORTE BKT PREJ gVitaS PRIME PAIME RAVEL BANKA KOMBETARE TREGTARE मা REPUBLIA SPORTT SPORTIT HIDSOVES MINH ME MINISTRIA DHE RINISE AT DEVIc ARGETA qjirafacom HKO KosovaPross, Press.'May be an image of text that says 'KOSOVO ** ለዘ TARANTO TARANTOZOZ6 2026 Xж GIOCHI DEL MEDITERRANEO XGIOCHDELMEDITERRANED EDIT 87MESHKUJ 87 MESHKUJ FEMRA 76 REPUBLKAE KOSOVES MINISTRIA SPORTIT RTIT DHE RINISÊ BKT ย1825 8oVitaS PRIME PRIMETRAVEL TRAVEL BANKA KOMBETARE TREGTARE ARGETA ajirafa.com R KosovaPress,'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ernest Muçi është kthyer në një nga emrat më të…