Conference League: Drita sonte synon fitore ndaj Tre Fiorit

06 gusht 2026 | 10:55

Drita rikthehet sonte në arenën evropiane, ku do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Fiori, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League.

Kampionët e Kosovës synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës “play-off”, ndërsa takimi do të zhvillohet në stadiumin “San Marino” në Serravalle, me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje vjen vetëm pak ditë pasi Drita i dha fund bashkëpunimit me trajnerin Zekirija Ramadani. Skuadrën tashmë e drejton Visar Shemxhaj, për të cilin kjo do të jetë ndeshja e parë në stolin e kampionëve të Kosovës.

Nga kampi bardhekaltër kanë bërë të ditur se ekipi do të zbresë në fushë me përqendrim, besim dhe motivim maksimal, me synimin për të siguruar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini,…