Dronët me fibra optike po ndryshojnë luftën në Ukrainë, sfidë e re për mbrojtjen elektronike

06 gusht 2026 | 11:00

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re të përdorimit të teknologjisë ushtarake, me dronët me fibra optike që po shfaqen si një nga zhvillimet më të rëndësishme në fushën e betejës.

Ndryshe nga dronët tradicionalë, këto mjete ajrore lidhen me operatorin përmes një kablloje me fibra optike, e cila bartet nga vetë droni në një bobinë. Përmes kësaj lidhjeje realizohet komunikimi dhe transmetimi i pamjeve, duke i bërë ato pothuajse të paprekshme nga sistemet e luftës elektronike që bllokojnë sinjalet radio.

Sipas një analize të BBC-së, kjo teknologji ka dobësuar një nga mënyrat kryesore të mbrojtjes që palët ndërluftuese kanë përdorur deri më tani, pasi sistemet elektronike nuk mund të ndërpresin lidhjen fizike mes operatorit dhe dronit.

Megjithatë, dronët me fibra optike kanë edhe kufizime. Ata janë më të ngadalshëm se dronët e zakonshëm, ndërsa kablloja mund të pengohet ose të ngatërrohet gjatë fluturimit.

Pavarësisht këtyre mangësive, përdorimi i tyre, veçanërisht nga forcat ruse, ka ndikuar në ndryshimin e taktikave në vijën e frontit. Ekspertët vlerësojnë se këta dronë e kanë bërë më të rrezikshme lëvizjen e trupave, pasi janë më të vështirë për t’u neutralizuar dhe mund të godasin objektivat me saktësi të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me sekretarin e Mbrojtjes,…