Japin betimin deputetët e Kuvendit të Kosovës
06 gusht 2026
| 11:39
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e 11-të kanë dhënë betimin, duke nisur zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre parlamentar.
Betimi është bërë gjatë seancës konstituive të Kuvendit, pas verifikimit të mandateve nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve.
Me dhënien e betimit, deputetët u zotuan se do ta kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe në interes të qytetarëve.
Seanca konstituive përbën hapin e parë drejt funksionalizimit të legjislaturës së re, ndërsa partitë politike vazhdojnë negociatat për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.



