Tre persona arrestohen në Drenas pas një përleshjeje në komunikacion
06 gusht 2026
| 11:31
Tre persona janë arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30. Të dyshuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i huaj.
Si pasojë e sulmit, dy personat e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.



