Kuvendi voton Komisionin për verifikimin e mandateve, seanca ndërpritet për 30 minuta

06 gusht 2026 | 10:44

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë 119 deputetë.

Deputetët kanë votuar përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve, i cili përbëhet nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.

Pas votimit, anëtarët e komisionit janë mbledhur për të shqyrtuar mandatet e deputetëve.

Deri në përfundimin e procesit të verifikimit të mandateve, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka shpallur pauzë prej 30 minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seancën po…