Nis seanca konstituive e Kuvendit, e kryeson Avni Dehari
06 gusht 2026
| 10:42
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seancën po e kryeson deputeti më i vjetër i legjislaturës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në hapje të seancës, Dehari u uroi mirëseardhje deputetëve dhe diplomatëve të pranishëm.
Ai ka bërë me dije rendin e ditës, duke theksuar se në seancën konstituive nuk zhvillohet debat.



