Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve, mos e bllokoni Kosovën

06 gusht 2026 | 10:40

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se subjekti i tij do të kontribuojë në formimin e institucioneve të Kosovës, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e bllokojnë vendin.

Para mediave, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, Tahiri ka thënë se vonesa në konstituimin e legjislaturës nuk ka asnjë arsyetim.

“Nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që mund t’ju them qytetarëve të Kosovës është shumë e thjeshtë: jemi në një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe. Konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji për të humbur me lojëra e pazare politike”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve, duke shtuar se partia e tij tashmë ka një qëndrim të qartë politik.

Në fund, Tahiri u ka bërë thirrje kolegëve deputetë që të mos e bllokojnë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka…