Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, Konjufca: Bashkëndjej me dhimbjen e familjeve

07 gusht 2026 | 13:26

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Për këtë aksident ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tre bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në rajonin e Regensburgut në Gjermani. Në këto momente të rënda, bashkëndjej me dhimbjen e familjeve dhe të afërmve të tyre. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur besimin se…