Dhjetë vjet nga triumfi historik i Majlinda Kelmendit në Rio 2016

07 gusht 2026 | 12:01

Dhjetë vjet më parë, më 7 gusht 2016, Majlinda Kelmendi i solli Kosovës medaljen e parë olimpike dhe të parën të artë në histori, duke u shpallur kampione në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo.

Ky sukses historik erdhi në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Olimpiadë dhe e vendosi vendin në hartën botërore të sportit.

Trajneri Driton Kuka e ka kujtuar këtë moment si përmbushjen e ëndrrës së madhe pas sukseseve të shumta evropiane dhe botërore të Kelmendit.

Pas këtij triumfi, xhudoja vazhdoi t’i sjellë Kosovës medalje olimpike edhe në “Tokio 2020” dhe “Paris 2024”, ndërsa Majlinda Kelmendi sot vazhdon kontributin e saj si trajnere, duke përcjellë përvojën te gjeneratat e reja të xhudistëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Shakira, ka mahnitur fansat duke rikrijuar një…