Xhaka: Kisha frikë ta merrja vaksinën

21 shtator 2026 | 11:57

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se kishte përdorur një konfirmim të falsifikuar vaksinimi për COVID-19.

Xhaka ka kërkuar falje për këtë veprim përmes një reagimi publik, duke deklaruar se në atë kohë kishte frikë dhe shqetësime të mëdha lidhur me vaksinën.

“Në ditët e fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dëshiroj të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Ai ka deklaruar se, në atë gjendje emocionale, kishte blerë një konfirmim vaksinimi, në vend që t’i sqaronte shqetësimet e tij përmes rrugëve të parashikuara.

“Në këtë gjendje të ngarkuar emocionale, bleva një konfirmim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet dhe shqetësimet e mia përmes rrugës së parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë”, ka shkruar Xhaka.

Xhaka ka thënë se merr përgjegjësinë për vendimin e tij dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për sqarimin e plotë të çështjes.

“Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, i vë vetes në dispozicion autoriteteve për sqarimin e plotë të çështjes dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin…