Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin: Ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësua

21 shtator 2026 | 11:49

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka theksuar se, pavarësisht se vrasja e Krasniqit la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i kolonelit për një ushtri të rregullt dhe institucionale u jetësuan.

“Përvjetorët si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun. Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar…