Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

21 shtator 2026 | 11:31

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas takimit me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen politike dhe financiare që vendet e Bashkimit Evropian i ofrojnë Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës”, ka thënë Schuebel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka konfirmuar se…