Ish-deputetja Ismaili: Kush do t’ua kthejë familjeve 27 vjet pritjeje, ankthi dhe dhimbjeje?

21 shtator 2026 | 11:26

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se pas 27 vjetësh, janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë luftës.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se familjet e tyre pritën gati tri dekada për një varr, ndërsa Serbia vazhdon të mos japë llogari për krimin, fshehjen e trupave dhe zhdukjen e qëllimshme të gjurmëve.

“Por as institucionet e Kosovës nuk mund të mjaftohen me njoftime e ceremoni. Drejtësia është vonuar tepër! Duhet të kërkohet urgjentisht hetim ndërkombëtar, identifikimi dhe ndjekja penale e përgjegjësve, si dhe kompensimi institucional i familjeve të viktimave. Kush do t’ua kthejë familjeve 27 vjet pritjeje, ankthi dhe dhimbjeje? Kush do të mbajë përgjegjësi për heshtjen? Këto viktima nuk janë numra dhe familjet e tyre nuk mund të mbeten vetëm. Kosova, Bashkimi Evropian dhe mekanizmat ndërkombëtarë duhet të veprojnë. Pa përgjegjësi për krimet e luftës, nuk ka drejtësi; pa drejtësi, nuk mund të ketë pajtim të vërtetë”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e…