Kurti godet LDK-në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

07 gusht 2026 | 16:29

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar të papranueshme kërkesën e LDK-së që, në kuadër të një marrëveshjeje politike, ta propozojë presidentin e ardhshëm të vendit.

Kurti ka deklaruar se çdo marrëveshje politike duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk mund të ketë devijim nga vullneti i qytetarëve.

Ai shtoi se, nëse synimi është ndarja e pozitave përmes negociatave politike, atëherë nuk ka kuptim të mbahen zgjedhje.

“S’po mbajmë zgjedhje fare pra dhe po takohemi si liderë fisesh, ose po mblidhemi në oda të burrave e po e ndajmë pushtetin”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për…