Manchester City refuzon ofertën e Barcelonës për Rodrin

07 gusht 2026 | 16:28

Manchester City ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për mesfushorin spanjoll Rodri, me vlerë 45 milionë euro.

Klubi anglez është i gatshëm ta shqyrtojë shitjen e 30-vjeçarit gjatë kësaj vere, por kërkon një shumë dukshëm më të lartë. Sipas raportimeve, City vlerëson se transferimi mund të realizohet vetëm për një ofertë mbi 70 milionë euro.

Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe ende nuk ka rinovuar me klubin, çka ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij.

Barcelona tashmë ka bërë lëvizjen e parë në merkato, por oferta e saj është refuzuar. Megjithatë, negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë, me katalanasit që do të duhet të përmirësojnë ndjeshëm ofertën nëse synojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje…