Përfundon moduli i shtatë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 7), i organizuar nga KOK-u

22 shtator 2026 | 00:32

Ka përfunduar moduli i katërt i gjeneratës së shtatë të Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 7), i organizuar nga KOK-u përmes Akademisë Olimpike.

Moduli u fokusua në menaxhimin e financave, si një komponent i rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të organizatave sportive.

Ligjërues të këtij moduli ishin Ibër Alaj (MEMOS XIX), drejtor i programit ASMC, ligjëruesi i ftuar Endrit Syla (MEMOS XXVII), ish-drejtor për financa në KOK si dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike.

Gjatë modulit u trajtuan tema që lidhen me planifikimin dhe menaxhimin financiar, buxhetimin, raportimin, transparencën dhe menaxhimin efektiv të burimeve financiare në organizatat sportive.

#ASMC6 #KOK #AkademiaOlimpike #Financat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është takuar në New York me presidentin…