“Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Ambulanca erdhi pas 15-20 minutash

08 gusht 2026 | 17:10

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar futbollist i KF Prishtina e Re, Arber Prekazi, i cili ka treguar se ishte dëshmitar i aksidentit dhe se kishte tentuar t’u ofronte ndihmë të aksidentuarve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka rrëfyer momentet e rënda që ka përjetuar, duke thënë se aksidenti ndodhi vetëm rreth 30 metra larg dy spitaleve private dhe rreth 150 metra nga QKUK-ja dhe Emergjenca.

“Sa e lirë qenka jeta në Kosovë… Sot nuk pashë thjesht një aksident. Sot pashë se sa shpejt mund të ndryshojë jeta”, ka shkruar futbollisti.

Ai ka treguar se në momentin e aksidentit ndodhej për vizitë te një mik në një spital privat dhe nga dritarja kishte parë përplasjen.

Reagimin e plotë e gjeni në vijim:

Sot isha dëshmitarë i një AKSIDENTI ME FATALITET , 30 metra afër 2 spitaleve PRIVATE dhe 150 metra larg Emergjencës .

(Shkrim me shkas edhe për shokët që nuk i kam më)

Sa e lirë qenka jeta në Kosovë…

Sot nuk pashë thjesht një aksident.

Sot pashë se sa shpejt mund të ndryshojë jeta!

Isha për vizitë te një shok në një spital privat. Nga dritarja, krejt rastësisht, pashë një aksident që ndodhi në pak sekonda poshtë spitalit !

Nga githë ata nerëz që kalonin aty po shihja vetëm 2 njerëz rreth të aksidentuarve , të tronditur e të hutuar , nuk dinin si të vepronin .

Askush nuk po u jepte të aksidentuarve thuaja as ndihmën minimale ! (Nuk dinin)

Nuk mendova gjatë , si sportist që jom, vrapova poshtë me aq pak njohuri për ndihmën e parë sa kam, vetëm me një mendim në kokë:

“Ndoshta mundem me i ndihmu dikujt.”

Sapo arrita poshtë te recepsioni i spitalit, në vrap e sipër, ju thashë vajzave që “20 metra prej spitalit ka ndodhë një aksident! Lajmëroni ndonjë doktor, ju lutem!”

Dhe vazhdova me vrap.

Kur mbërrita te veturat, pashë dy njerëz që po luftonin për jetën.

Njëri ishte në sekondat e fundit…

Tjetri nga dhimbjet rënkonte e cdo minut mund të ishte i fundit për të !

Dhe unë, me aq sa dija, fillova me bë diçka.

Sepse në ato momente nuk ki kohë me mendu shumë.

Nuk ke kohë me pritë.

Nuk ke kohë me thënë “dikush tjetër ka me ardhë”.

Sepse ndonjëherë, ai “dikush tjetër” mund të vijë 5 minuta vonë.

E pesë minuta, në ato momente, mund të jenë një jetë.

Më vonë dëgjova diçka që më tronditi edhe më shumë.

Dy persona me “bexha” të doktorëve kishin kaluar aty pranë. Kishin thirrur ndihmën e shpejtë, por nuk kishin dhënë ndihmën e parë.

Nuk po e shkruaj këtë për të gjykuar apo fajësuar dikë.

Sepse sot nuk dua të merrem me gishtin që duhet drejtuar.

Sot dua të flas për diçka shumë më të madhe:

Për neve e për njerëzillëkun tonë.

A jemi bërë aq indiferentë sa të shohim

njerëzit duke luftuar për jetën dhe të mendojmë: “Le të merret dikush tjetër.”

Sot ishin dy njerëz që nuk i njihja.

Nesër mund të jenë baballarët tonë

Mund të jenë nanat tona , vëllezërit e motrat tona.

Mund të jesh TI.

Dhe atëherë nuk do të na interesojë se kush erdhi i pari.

Nuk do të të interesojë kush kishte të drejtë.

Nuk do të të interesojë kush ishte mjek e kush nuk ishte.

Do të duash vetëm DIKË që të mos kalojë pranë teje.

Dikë që të ndalet.

Dikë që të provojë.

Dikë që të dijë çka me bo.

Ajo që më dhemb më së shumti është se ky aksident ndodhi rreth 30 metra nga 2 prej spitaleve private dhe rreth 150 metra prej QKUK-së dhe Emergjencës.

E ambulanca erdhi pas rreth 15–20 minutash.

Kur erdhi…

axha që ishte në njërën prej veturave tashmë ia kishte dorëzuar shpirtin Zotit.

Dhe aty, për një moment, gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme.

Paratë.

Puna.

Problemet tona të përditshme.

Inatet.

Gjërat për të cilat stresohen çdo ditë.

Sepse në fund të fundit…

jeta qenka kaq e lirë.

Një sekondë je këtu.

Një sekondë më vonë, dikush po lutet që ti të marrësh edhe një frymë.

Zotin e kamë dëshmitarë që këtë nuk po e shkruj për klikime e as për për fajësim.

Por sepse ajo që pashë sot më ka tronditur.

Dhe nëse ky shkrim i jem e bon vetëm një njeri me mësu me dhonë ndihmën e parë, atëherë ia ka vlejtë.

Sepse ndoshta një ditë, në një rrugë diku, do të jemi na ata që do të kemi nevojë për një dorë.

Dhe lutja ime është që ajo dorë të jetë aty.

Sot ishin ata.

Nesër mund të jemi ne.

O Zot, na ruaj neve, fëmijët tanë dhe familjet tona nga çdo e keqe e çdo fatkeqësi.

Dhe, mbi të gjitha, mos na e merr njerëzillëkun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë vlerësuar se presidenti rus Vladimir…