Gashi i LDK-së: Marrëveshja me LV-në duket pothuajse e pamundur, pushteti duhet të ndahet në raport 3 me 1

09 gusht 2026 | 13:29

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me LV-në duket pothuajse e pamundur, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e pushtetit.

Gashi ka theksuar se me 53 deputetë LV-ja dhe 18 LDK-ja, raporti është rreth 3 me 1 dhe i njëjti parim duhet të vlejë për institucionet kryesore.

Sipas tij, LV-së duhet t’i takojnë dy nga tri pozitat kryesore, ndërsa LDK-së njëra prej tyre. Në këtë kuadër, Gashi ka argumentuar se LDK-ja e konsideron presidentin pozitë që i takon asaj.

Ai ka thënë se problemi nuk është vetëm posti i presidentit, por mungesa e besimit dhe e një programi të përbashkët.

“Por duhet ta themi edhe të vërtetën e pakëndshme: Sot duket qartë se një marrëveshje e tillë është pothuajse e pamundur”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në…