Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

28 shtator 2026 | 22:02

Janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave, ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Gara ka deklaruar për RTK-në se mbetjet e identifikuara nuk i përkasin “Grupit të Intelektualëve”.

Ky grup ishte në fokus të gërmimeve të fundit në Zubin-Potok.

Sipas Garës, mbetjet e dy personave janë gjetur në një lokacion tjetër dhe nuk kanë të bëjnë me gërmimet e zhvilluara në veri të Kosovës.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Wikipedia ka larguar nga pjesa hyrëse e biografisë së Hashim…