PROPAGANDA: Hoxha i VV-së shpërndau një lajm të rremë kinse Gjuriqi e lavdëroi Kadrijajn që e gjuajti Kurtin me vezë
09 gusht 2026
| 18:06
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një lajm të rremë, kinse gazeta serbe, Blic e ka vënë në numrin e saj të sotëm lajmin për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në ballinën e rreme, të publikuar nga Hoxha në Facebook, thuhet kisne ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq e lavdëroi Kadrijajn.
“REAGOI MARKO GJURIQ:
„TIME KADRIJAJ E KA TREGUAR GUXIMIN DHE DINJITETIN“. GJURIQ: KËSHTU MBROHET E VËRTETA”, thuhet në ballinën e rreme të publikuar nga Hoxha.
“Lëvdatat që nuk duhen”, shkroi ai mbi ballinën e rreme të publikuar.





