KRYETAR IMRI AHMETI, ASFALTOJE RRUGËN E NËNËS SË UÇK-SË, SHQIPTARES KATOLIKE STANË GASHI
Kryetar Imri Ahmeti, përse ende nuk po ia asfalton rrugën kësaj Nëne të madhe shqiptare?!
Nëse Komuna e Lipjanit vazhdon të heshtë dhe të mos veprojë, atëherë kemi të drejtë të ngremë pyetjen e rëndë dhe të padëshiruar: a po lihet kjo familje pas dore pikërisht sepse është familje shqiptare katolike dhe ishte pjesë aktive e historisë së lavdishme të luftës së UÇK-së?
Në një shtet demokratik si Kosova e çliruar nga SHBA dhe NATO, nuk duhet të ketë diskriminim mbi baza fetare!
Shqiptarët katolikë janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar, ndërsa kontributi i familjes Gashi të Lagjes Peshter të Brusit të Lipjanit në luftën e Kosovës e për UÇK-në nuk mund të shpërblehet me harresë, heshtje dhe një rrugë luftëtarësh të paasfaltuar!
Asfaltoje rrugën që shtrihet nga Kisha deri te shtëpia e Nënës Stanë Gashi dhe që nuk është më e gjatë se 900 metra!
Asfaltimi i rrugës nuk është lëmoshë dhe as favor politik!
Asfaltimi i rrugës është detyrim institucional shtetëror e kombëtar dhe nderim i merituar për kontributin e jashtëzakonshëm të Nënës, bashkëshortit dhe djemve e vajzave të saj në dhe dhënë luftës së UÇK-së, në lirinë dhe çlirimin Kosovës nga Serbia pushtuese!
Kryetar mos lejoni që mosveprimi i Komunës së Lipjanit të mbetet njollë turpi dhe dëshmi e një trajtimi të pistë dhe të pabarabartë ndaj një familjeje shqiptare katolike që i dha shumë luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!
Nëna Stanë Gashi, Nëna e UÇK-së, ua hapi dyert e shtëpisë dhe zemrën saj e të familjes së saj luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ajo i priti, i ushqeu, ua pastroi dhe ua qepi rrobat, si dhe ua mjekoi plagët, pa kursyer asgjë për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
KRYETAR IMRI AHMETI, ASFALTOJE RRUGËN E NËNËS SË UÇK-SË, NËNËS SHQIPTARE KATOLIKE !
Prishtinë, 26 shtator 2026!




