Bashkë, përballë komplotit serb/rus në Hagë

24 shtator 2026 | 11:33

Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

E vërteta, për luftën e UÇK-së, të shpërndahet anë e mbanë Globit

Kuptohet, Kosova, pas 16 shtatorit të vitit 2026, pas verdiktit të padrejtë, tendencioz, qëllimkeq, anti Kosovë të Trupit Gjykues, Prokurorisë të Gjykatës Speciale, është sfiduar në mënyrë të papritur dhe të pa precedent! Jemi vënë, si shtet, si popull në pozitë ku, sërish na duhet ta mbrojmë luftën tonë çlirimtare, shtetësinë tonë, në fakt, lirinë, pavarësinë tonë, të ftuar me gjakun e 14.000 civilëve, të vrarë nga ushtria, policia, paramilitarët e shtetit serb! Njëherazi, populli ynë, është vën në përkrahje kombëtare, mbrojtje të çlirimtarëve tanë, të cilët, me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan pushtuesin serb, në një luftë mbarëpopullore, për çlirim, për liri, për dinjitet, për të qenë edhe ne, pjesë e qytetërimit evro-perëndimor. Në këtë gjendje, plot zemërim mbarëkomëtar, po detyrohemi që, me protestat paqësore, ashtu, siç i ka hije popullit tonë, rinisë sonë, të organizohemi, ta ngrisim zërin kundër verdiktit vetëposhtërues të Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë. Natyrisht, në këtë rrethana tejet të vështira për Kosovën, kombin mbarë, ne duhet të organizohemi për ta demistifikuar propagandën antishqiptare të Serbisë, si dhe, Raportin famëkeq të Dick Martyt. Kosova, duhet ta fitojë betejën në Apel, me objektivin që, çlirimtarët tanë të shpallën të pafajshëm, me qëllim që, verdikti i 16 shtatorit 2026, ligjërisht dhe juridkisht të hudhet poshtë si i pa bazë, politikisht i qëllimshëm dhe para së gjithash, i ndikuar, i motivuar nga dëshmitë e rrejshme, trilluese të cilat i ka deponuar Serbia.
Beteja e Kosovës, me qëllim që, në Apel të dalim fitimtar, duhet të jetë e organizuar, kuptohet, institucionale dhe nën veprimin e shtetit tonë, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe me shtetet aleate, në radhë të parë ShBA-të, NATO-në dhe Bashkimin Evropian. Është koha që, e vërteta e Kosovës, e popullit tonë liridashës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpërndahet nëpër botë, të afirmohet, me dëshmi, argumente, për të drejtën tonë për liri dhe çlirim nga sundimi kolonial i Serbisë. Kjo betejë, duhet të jetë shumëdimensionale, jo vetëm juridike dhe ligjore, por edhe diplomatike, meditike, morale! Duhet t’i ridëshmojmë botës demokratike, se, akuzat e Dick Martyt në Raportin e tij, për gjoja trafikim të organeve dhe për “Shtëpinë e Verdhë” ishin mashtrim i turpshëm, siç del edhe nga Raporti i ish Prokurorit Wiliamson! Se, ato dy akuza monstuoze, mbi të cilat, Serbia e ndërtoi fushatën, komplotpin kundër luftës çlirimtare të UÇK-së, kundër popullit tonë, nuk janë të përfshira në Aktakuzë.

Beteja në Apel, fitohet me unitet kombëtar

Prandaj, Kosova, mbrojtja e katër çlirimtarëve tanë, duhet të kërkoj përgjegjësi nga shteti serb, nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, nga Carla del Ponte dhe, post mortum, nga vetë Dick Marty, hartues i Raportit. Mbrojtja e katër çlirimtarëve tanë, dhe shteti ynë, duhet ta shpërndajnë nëpër botë të vërtetën se, dënimi i padrejtë, qëllimkeq dhe me prapavi politike i katër çlirimtarëve tanë, nuk ndërlidhet me “trafikim të organeve”, me “ Shtëpinë e Verdhë”, as me krime kundër njerëzimit dhe për më tepër, as me krime kundër popullats civile serbe! Lufta e UÇK-së, ishte luftë e popullit të Kosovës, për çlirim nga sundimi serb, luftë e drejtë me të gjitha normat, ligjet e së drejtës ndërkombëtare. E vërteta e Kosovës, për luftën vetmbrojtëse, çlirimtare të popullit tonë nën udhëheqjen e UÇK-së, pafajsia e çlirimtarëve, duhet të përhapet anë e mbanë Globit, nëpër mediet më të fuqishme perëndimore, evropiane, nëpër kancelaritë e shteteve të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës, nëpër institute ndërkombëtare, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ish diplomat, ushtarak, punonjës shkencor, hulumtues, profesor eminent. Kjo betejë fitohet me unitet kombëtar, me strategjinë e përbashkët të shtetit të Kosovës, të Presidencës, Qeverisë, të Parlamentit, të bashkëpunimit atdhetar të të gjitha partive politike shqiptare! Gjithsesi, me shtetet aleate, në radhë të parë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i Shqipërisë, në strategjinë e fitores në Apel, është i domosdoshëm, i rëndësisë kombëtare! Çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe ata, të cilët janë në vuajtje dënimi, duhet të shpallen të pafajshëm, të kthehen sa më parë dhe të jetojnë së bashku me ne, me popullin, për lirinë e të cilit luftuan. Ata janë, bijtë e përndritur, krenar të Atdheut Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtësia franceze i ka dhënë fund një pjese të rëndësishme…