Haga merr vendim për vizitat e Hashim Thaçit

24 shtator 2026 | 11:17

Gjykatësi Christopher Gosnell, më 21 shtator, ka marrë vendim për ndryshimin e kufizimeve për vizitat te ish-presidenti Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë, në të cilin Thaçi akuzohet për tentim të pengimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndalimi i vizitave vazhdon të jetë në fuqi për katër persona, ndërsa ndalimi për vizitorët e tjerë të specifikuar është hequr me efekt të menjëhershëm.

“Vizitat e tyre do të mbikëqyren në mënyrë aktive”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e tubimeve të bashkatdhetarëve nëpër botë për të…