Osmani për Afrim Bunjakun: Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës

24 shtator 2026 | 11:06

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë tre vjet më parë në krye të detyrës, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka vlerësuar sakrificën e Bunjakut në mbrojtje të Kosovës, duke theksuar se kujtimi për të duhet të shoqërohet me angazhimin për ruajtjen e Republikës, lirisë dhe sovranitetit.

“Tri vite më parë, rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, duke e vulosur me jetën e tij një të vërtetë që brezat tanë e kanë mbrojtur me sakrificë: kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe liria e Kosovës është e shenjtë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se Bunjaku ka rënë duke mbrojtur Kosovën, ndërsa brezat e ardhshëm do ta kujtojnë duke mbrojtur vlerat dhe shtetin që ai ka lënë pas.

“Ai ra duke mbrojtur Kosovën. Ne do ta kujtojmë duke mbrojtur atë që ai la pas: Republikën, lirinë dhe sovranitetin tonë”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…