OVLUÇK-ja: Faleminderit shqiptarë! Populli s’do të ndalet së kërkuari drejtësi

24 shtator 2026 | 11:03

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, OVLUÇK-ja ka theksuar se populli i Kosovës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar udhëheqësit e grupeve…