Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kanada, mbi 20 mijë persona evakuohen nga zjarret

09 gusht 2026 | 14:54

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në British Columbia të Kanadasë, pas përhapjes së shpejtë të një zjarri të madh në zonën e Bald Range, i cili ka detyruar mbi 20 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas BBC-së, zjarri ka përfshirë tashmë më shumë se 103 kilometra katrorë në zonat e Summerland, Peachland dhe rrethinë.

Kryeministri i British Columbia-s, David Eby, ka thënë se flakët kanë qenë aq të fuqishme sa kanë krijuar sistemet e tyre të motit dhe kanë shkaktuar edhe vetëtima.

“Shtëpitë janë humbur dhe pronat janë shkatërruar. Disa njerëz mbetën të bllokuar dhe kishin nevojë për shpëtim”, ka deklaruar Eby.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuime në disa zona, ndërsa qindra banorë, përfshirë të moshuar, janë zhvendosur në vende më të sigurta.

Situata është veçanërisht e vështirë për fermerët dhe pronarët e kafshëve, pasi shumë prej tyre po përballen me vështirësi në evakuimin e kuajve dhe kafshëve të tjera.

Zjarret kanë përfshirë pjesë të ndryshme të Kanadasë gjatë kësaj vere, ndërsa tymi i shkaktuar prej tyre ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit në disa qytete të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho ka komentuar me humor gjendjen fizike të…