Gashi pret në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutojnë për trajnimin e prokurorëve

10 gusht 2026 | 14:14

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, i cili e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së re.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për çështje me rëndësi për sistemin prokurorial, me fokus në ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të prokurorëve përmes organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve të specializuara. “Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me rëndësi për sistemin prokurorial, me theks të veçantë për ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të prokurorëve përmes organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve të specializuara”, është thënë në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit, trajnimet synojnë avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të prokurorëve, veçanërisht në trajtimin sa më efikas të formave të sofistikuara dhe komplekse të kriminalitetit bashkëkohor.

“Me qëllim të avancimit të njohurive dhe aftësive profesionale të prokurorëve në trajtimin sa më efikas të formave të sofistikuara dhe komplekse të kriminalitetit bashkëkohor”, është thënë në njoftim.

Gashi dhe Fejzullahu kanë vlerësuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional për përcaktimin e temave të trajnimeve, në mënyrë që ato të adresojnë sfidat me të cilat përballen prokurorët gjatë punës së tyre.

“Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në identifikimin e temave përkatëse për trajnim që adresojnë sfidat dhe nevojat e kohës me të cilat përballen prokurorët gjatë ushtrimit të detyrave të tyre”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarët që kanë vizituar të hënën Kuvendin e Kosovës e…