“Nuk e njohim Kosovën”, mediat ukrainase “gozhdojnë” Zelenskin

10 gusht 2026 | 23:12

Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur. Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase.

Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase. Për këtë zhvillim kanë raportuar ndër të tjera The Kyiv Independent, The New Voice of Ukraine (NV), Ukrainska Pravda, European Pravda, Hromadske, Babel etj.

The Kyiv Independent e ka titulluar raportimin e saj “Kosova duhet të respektohet”, duke shkruar se vizita e parë zyrtare e Zelenskyt në Serbi shkaktoi reagime në Kosovë pasi presidenti ukrainas rikonfirmoi se Kievi nuk e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Media thekson se kjo ndodhi pavarësisht mbështetjes që Kosova i ka dhënë Kievit gjatë luftës kundër Rusisë. Nga Serbia, Presidenti ukrainas tha se politika e Kievit nuk kishte ndryshuar dhe iu referua respektimit të integritetit territorial dhe të drejtës ndërkombëtare.

Këtë pjesë të deklaratës së Zelenskyt e kanë transmetuar gjerësisht edhe “European Pravda” dhe “Ukrainska Pravda”.

“The New Voice of Ukraine” sjell një detaj domethënës, duke theksuar se baneri me mbishkrimin “Free Ukraine” kishte qëndruar në qendër të Prishtinës që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi pamjet e largimit të tij dhe deklaroi se “shteti i Kosovës duhet të respektohet”.

“Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti Prishtina përgjigjet”, ishte mesazhi i tij, i transmetuar nga disa prej mediave kryesore ukrainase. Hromadske e ka vënë pikërisht këtë pjesë në qendër të raportimit, duke cituar Ramën se asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.

Ndërkohë, media ukrainase Babel, krahas reagimit të Ramës, ka rikujtuar edhe mbështetjen konkrete të Kosovës për Ukrainën.

Për zhvillimin kanë raportuar edhe TSN, 24 Kanal dhe Espreso, me 24 Kanal që e përshkruan largimin e flamurit si një “hap demonstrativ në Prishtinë” pas vizitës së Zelenskyt në Serbi, ndërsa Espreso thekson thirrjen nga Prishtina për respektimin e shtetësisë së Kosovës.

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd

The Kyiv Independent ka raportuar edhe për reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e ka quajtur deklaratën e Zelenskyt “thellësisht zhgënjyese”, duke përmendur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi KFOR-i ka konfirmuar largimin gradual nga ura Ibrit për…